Telegrafi

Bellerin kërkon të largohet drejt Barcelonës, Wenger e refuzon kërkesën e tij

Hector Bellerin i ka bërë kërkesë klubit të Arsenalit se dëshiron të largohet gjatë verës për t’u kthyer te Barcelona.

Spanjolli është mërzitur në Londër, ku kishte shkuar me shpresën për të fituar tituj, por jo vetëm që nuk po arrin ta bëjë realitet këtë ëndërr, por edhe mbeti pa marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në këtë edicion.

Sipas The Sun, 22-vjeçari i treguar Arsene Wengerit se dëshiron të shkojë të klubi që e kërkon prej kohësh dhe mendohet se do të ofrojë rreth 35 milion funte për të blerë kartonin e tij.

Bellerin në La Masia

Barcelona është ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë cilësor që prej largimit të Dani Alves, në verën e vitit 2016.

Por Wenger ia ka refuzuar këtë kërkesë futbollistit, duke i bërë të ditur se do të vazhdonte të ishte pjesë e londinezëve edhe në sezonin në vazhdim.

Një prej lojtarëve kryesor

Bellerin zgjati në nëntorin e kaluar kontratën e tij edhe për 6 vitet e ardhshme, me një rrogë javore prej 200 mijë funte. /Telegrafi/