Telegrafi

Bellerin bën çudinë, shënon kosh me këmbë nga prapa (Video)

Anësori i Arsenalit, Hector Bellerin, ka çuditur të gjithë me atë që ka bërë gjatë ditës së enjte.

Anësori shumë i kërkuar nga Barcelona në këtë afat kalimtar, është një adhurues i madh i basketbollit.

Ai është shfaqur në Londër, në stërvitjet e skuadrës së Indiana Pacers që do të zhvillojë sonte duelin ndaj Denver Nuggets në Londër, në kuadër të fushatës së promovimit të NBA në Evropë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arsenali

Dhe Bellerin teksa u shfaq në parket, natyrisht, nuk e la t’i ikte rasti që të realizonte kosh – por jo me dorë, me këmbë.

Ai qëndroi me shpinë kah koshi dhe teksa mbajti topin për disa sekonda në këmbë, e goditi atë nga prapa duke qëlluar me saktësi të madhel, shkruan Telegrafi.

Bellerin kështu tregon afinitetin e tij për sportin e basketbollit dhe saktësinë në gjuajtjet e tij.

Indiana Pacers dhe Denver Nuggets luajnë në Londër sonte mbrëma nga ora 21:00. /Telegrafi/