Site icon Telegrafi

Bellas, Gigit dhe Anwar Hadidit iu vdes gjyshja, Dua Lipa shkon në funeral për ta ngushëlluar familjen e të dashurit

Dua Lipa iu bashkua të dashurit të saj Anwar Hadid në funeralin e gjyshes së tij të dashur, në Roterdam të Holandës të mërkurën.

Këngëtarja, 24 vjeçe, dhe modeli, 20 vjeç, shëtitën përkrah njëri-tjetrit, pasi iu bashkuan motrave të Anwar, Gigi, 24 vjeçe, dhe Bella Hadid, 22 vjeçe, në shërbim për të nderuar Ans van den Herik, e cila vdiq në gusht pas një beteje të gjatë me kancerin.

Dua kishte veshur një fustan të zi, me mëngë të gjatë në ceremoni të kombinuar me taka të zeza, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Anwar ndërkohë ishte veshur me një xhaketë të zezë dhe pantallona që përputheshin, të cilat i kombinoi me një kravatë të zezë dhe një këmishë të bardhë.

Gigi ndoqi funeralin me të dashurin e saj Tyler Cameron i cili fluturoi drejt Roterdamit për të qenë në mbështetje të të dashurës së tij.

Gigi Hadid ndau me fansat një fotografi nga funerali ku ajo dhe Bella, së bashku me kushërinjtë e tyre, vendosën me dashuri duart në arkivolin e mbuluar me lule të gjyshes së tyre.

“Ne të duam Oma”, ka shkruar Gigi krahas fotografisë.

Paraqitja e Duas në varrim vjen pasi ajo dhe Anwar u tha se kishin çuar marrëdhëniet e tyre në nivelin tjetër, pasi u raportua se janë zhvendosur së bashku në New York për të jetuar, vetëm pas dy muajsh lidhje me njëri-tjetrin.

Burimet pretendojnë se këngëtarja dhe modeli po marrin me qira një apartament në New York, pasi ata ‘kalojnë tërë kohën së bashku’ mes orareve të tyre të ngjeshura të punës.

Një i brendshëm i tha The Sun: “Dua dhe Anwar po e kalojnë tërë kohën së bashku, kështu që thjesht kishte kuptim që ata të merrnin me qira këtë vend”. /Telegrafi/

Exit mobile version