Site icon Telegrafi

Bella Hadid vjen me një manikyr francez të ndryshëm nga herë të tjera

Ashtu si shumë yje, Bella Hadid ka dashuruar trendin francez të manikyrit dhe ka  eksperimentuar me versione të ndryshme të pamjes.

Tani, përpara ditëlindjes së saj të 24-të më 9 tetor, modelja po provon një manikyr epik që shkëlqen në errësirë.

Hadid zbuloi pamjen, e cila përmban dizajne të adhurueshme të kërpudhave dhe luleve shumëngjyrëshe, përmes Instagramit të saj të dielën pasdite në një seri fotografish.

Si zakonisht, ajo etiketo manikyristen e saj, Mei Kawajiri, një artiste me bazë në New York, e cila gjithashtu punon me Emily Ratajkowski dhe Dua Lipa.

Kawajiri ndau disa fotografi të thonjve të supermodeles në rrjetin e saj në Instagram, së bashku me mbishkrimin, “Thonjtë e ditëlindjes për Bella Hadid”.

Natyrisht, fansat janë të fiksuar me pamjen e nivelit të ardhshëm të thonjve dhe komentet e tyre ishin fantastike.

Faktori i shkëlqimit në errësirë është padyshim ai që e bën këtë manikyr kaq të mrekullueshëm dhe të denjë për Instagramin. /Telegerafi/

 

 

Exit mobile version