Telegrafi

Bella Hadid vë në plan të parë fizikun e saj në pozat me të brendshme

Bella Hadid (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ka qenë një spektakël i shumëpritur nga të gjithë, ndërsa Bella Hadid ishte njëra prej femrave me fat që ka mundur të sfilojë në shoun ‘Savage x Fenty’ në kuadër të Javës së Modës në New York.

Në krah të motrës së saj, Gigi dhe shoqeve, si Cara Delevingne e Laverne Cox, ajo është shfaqur në skenën e Barclays Center në New York për ta reklamuar linjën e re të Rihannas.

Lexo po ashtu Rrëfimi prekës i Bella Hadidit: Qaja çdo mëngjes, drekë dhe para se të flija, punoja 14 orë në ditë kur isha 18 vjeçe

Të pranishmit nuk kanë mundur t’i heqin sytë nga figura trupore e modeles së famshme, e cila ka ‘vjedhur’ gjithë spektaklin. E veshur me të brendshme atraktive, ajo ka mbajtur një gotë uiski në dorë, teksa ka pozuar para pasqyrës.

“E dini se më pëlqen uiski im i pastër”, ka shkruar Bella pranë publikimit të një fotografie në Instagram.

Mbi një 1.5 milion ndjekës e kanë pëlqyer fotografinë e modeles, e cila e ka ndryshuar edhe stilin e flokëve. /Telegrafi/