Nëse mendonit se jeta si supermodele ishte e lehtë, Bella Hadid është prova e gjallë që pamja e bukur nuk do të thotë domosdoshmërisht se ju thjesht kaloni lehtësisht nëpër jetë.
Modelja ka folur vazhdimisht për betejën e saj me sëmundjen Lymes, depresionin dhe historinë e saj të marrëdhënieve abuzive, dhe së fundmi ajo u shpreh se ndihej sikur ishte “motra e shëmtuar” ndërsa rritej me motrën Gigi Hadid.
Modelja e Victoria Secret, e cila është kopertina e numrit të prillit të Vogue amerikane, foli hapur për ndjenjën e pasigurisë për trupin e saj dhe mënyrën se si dukej si adoleshente. “Unë isha motra e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, jo aq e shoqërueshme. Kjo është me të vërtetë ajo që njerëzit thanë për mua”, tha ajo
Dhe 25-vjeçarja tha se komentet ndikuan në vetëvlerësimin e saj dhe ajo arriti të besonte se ishte e vërtetë: “Fatkeqësisht, kur të thuhen gjëra kaq shumë herë, ti thjesht e beson atë”.
Pasiguritë e saj e shtynë atë të bënte një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare, megjithëse tani ajo do të donte që të kishte mbajtur hundën e paraardhësve të saj. “Unë mendoj se do të isha rritur në të”, shtoi ajo.
Bella vazhdoi të vë në dukje se kritikat për pamjen e saj e bënë të ndjehej sikur nuk ishte e denjë të konsiderohej një supermodele.
Ajo shtoi: “Gjithmonë pyes veten, si i’a bëri një vajzë me pasiguri të jashtëzakonshme, ankth, depresion, probleme me imazhin e trupit, probleme me të ngrënit, që urren të preket, që ka ankth të madh social – çfarë po bëja për të hyrë në këtë biznes? Por me kalimin e viteve u bëra një aktore e mirë”.
Megjithatë, sa i përket operacioneve të tjera estetike, Bella i tha Vogue se nuk ka pasur kurrë mbushës. /Telegrafi/