Site icon Telegrafi

Bella Hadid shkëlqen teksa bën një shëtitje me të dashurin e ri, Marc Kalman

Supermodelja Bella Hadid u shfaq plot elegancë sportive gjatë një shëtitje me të dashurin e ri.

Ajo tregoi figurën e saj në një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të shkurtra të zeza të gjera.

Ndërsa rrinte me të dashurin e saj të ri Marc Kalman pas drekës në New York, Hadid dukej e relaksuar ndërsa u ul pranë tij, ajo kishte vënë një maskë të bardhë mbrojtëse për fytyrën.

Bella përfundoi kombinimin e saj sportiv me një palë atlete rozë dhe një çantë të bardhë Prada.

Ndërkohë, Kalman, 33 vjeç, kishte veshur një bluzë të bardhë dhe një palë të brendshme të zeza Calvin Klein që i dilnin nga pantallonat e tij kafe.

Hadid kishte një nxirje të thellë të artë pasi kaloi muajin e kaluar duke marrë pjesë në Javën e Modës në Paris dhe Festivalin e Filmit në Kanë.

Lexo po ashtu Kush është i dashuri i përfolur i Bella Hadid, Marc Kalman?

Në udhëtim, ajo e bëri zyrtare lidhjen me Kalman përmes Instagramit, pasi ndau një çast të puthjeve të tyre ndërsa ishte në Kanë. /Telegrafi/

Exit mobile version