Bella Hadid vazhdon të jetë njëra ndër modelet më atraktive në fushën e modelingut.
23-vjeçarja përpos aktivitetit që ka në rrjete sociale, ajo është e angazhuar edhe në realizimin e kampanjave të ndryshme të firmave të veshjeve, shkruan Daily Mail.
Së fundmi, bukuroshja brune është bërë pjesë e një kampanje të Calvin Klein, ku reklamoi linjën e re të rroba larjeve.
Ajo është shfaqur mahnitëse, ndërsa kishte realizuar fotosesionin artistik nën ujë, duke marrë poza të ndryshme.
Në një imazh tjetër Bella është e shtirë mbi ujë ndërsa theksohen linjat e saj të fytyrës, që dukeshin në mënyrë natyrale dhe pa makijazh.
Ndërsa në një tjetër, duke mbajtur duart lartë, modeles së njohur i janë theksuar asetet e formësuara.
Fotografitë artistike ishin realizuar nga fotografi Charlotte Wales, ndërsa Bella ishte stiluar nga Clare Byrne. /Telegrafi/