Një nga manekinet më të famshme të ditëve të sotme, Bella Hadid, është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të paparacive.
Ajo nuk mund të shkojë askund pa fotografitë e sajs që përfundojnë në portalet botërore, transmeton KP.
Fotoreporterët kanë bërë fotografi të saja në të gjitha edicionet e mundshme deri më tani – nga ato të rregulluara nga koka te këmbët e deri tek ato edicione në të cilat ndonjëherë mezi e njohim.
Tani kamerat e kanë kapur atë në një ngjarje bamirësie “Black Lives Matter”, ku i dhuroi teshat e saj, ndërsa mungesa e privatësisë kësaj here duket se e ka goditur atë, prandaj vendosi t’i reagonte një fotografi.
Hadid citohet t’i ketë thënë paparacit që të ndalonte ta ndiqte atë përreth New Yorkut ndërsa ai ishte ulur në makinë.