Modelja e njohur me famë botërore, Bella Hadid, është paraqitur në mënyrë mjaft provokative.
Është mbajtur balloja e brendit të Christian Dior në Paris, ku natyrisht se janë shfaqur emrat e njohur të modës dhe shoubizit.
Aty nuk mungoi as supermodelja, Bella Hadid, e cila e teproi me veshjen e saj.
Ajo fare nuk barti sutjena, duke treguar gjoksin e saj në mënyrë transparente.
Fustani i Bellas në ngjyrë të qiellit arriti që të ndezë të pranishmit, ku afër saj u shfaq sidomos reperi ASAP Rocky.
Bella kështu i la shumë pak vend imagjinatës, në tentim për të zbuluar linjat e saj.
Bella konsiderohet prej femrave më atraktive në botë, kurse ajo është motra e supermodeles Gigi Hadid. /Telegrafi/