Të gjitha mediat amerikane raportuan se Bella Hadid dhe The Ëeeknd janë bashkuar në festivalin Coachella.
Dhjetëra raportime thoshin se dyshja janë parë së bashku duke u puthur gjithë mbrëmjen pas performancës së këngëtarit dhe madje u larguan nga shoqëria me të tjerë duke kaluar gjithë natën bashkë.
Megjithatë, E! News raporton se Bella ka komentuar në Instagram të këtij mediumi duke mohuar se ajo ka qenë personi bashkë me këngëtarin atraktiv.
“Jo, nuk isha unë”, ka shkruar Bella në komentin e saj.
Sipas po këtij mediumi Bella është ngatërruar nga të gjitha mediat me Chantel Jeffries, një emër i njohur i DJ skenës.
Chantel dhe The Weeknd thuhet se ka kohë që po takohen së bashku dhe se ata kanë qenë në lidhje edhe para se këngëtari të jetë në lidhje me Bellan dhe Selena Gomezin.
The Weeknd ishte për një vit e gjysmë me Bella Hadidin para se të ndahej për t’u bashkuar me Selena Gomezin, prej të cilës po ashtu pati një ndarje të vështirë.
https://www.youtube.com/watch?v=eq-blAHiuvs
Këngëtari lansoi pak ditë më parë albumin “My Dear Melancholy”, ku shumica prej këngëve besohet se kanë prapavijë nga jeta private. /Telegrafi/