Një nga emrat më të njohur të modelimit, Bella Hadid, sërish ka impresionuar.
Bella nuk ka ndaluar bashkëpunimet me brendet e njohura botërore.
Kësaj radhe ajo ka pozuar për Giuseppe Zanottin, për një linjë të re të këpucëve për koleksionin Pranverë/Verë 2018.
Në këto imazhe modelja shfaqet në veshje të lëkurës me flokë të gabura e grim të thjeshtë.
Ajo vërtet duket në top formë dhe tregon pse është një nga femrat më atraktive në botë.
Bella Hadid ka shijuar një lidhje me The Ëeeknd, superyllin e muzikës RnB.
Aktualisht, Bella mbetet single dhe është një prej modeleve më të shtrenjta në botë. /Telegrafi/