Bella Hadid ka vendosur që t’u japë fund spekulimeve.
Adhuruesit e modeles 21 vjeçare kanë spekuluar se ajo mund të jetë e dashura e Drake për shkak të tekstit në një prej këngëve të albmit.
Vitin e kaluar ishte spekuluar se Drake dhe Bella takoheshin me njëri-tjetrin dhe se ata janë ndarë për shkak të agjendave të ngjeshura.
Bella, e cila është ribashkuar me The Ëeeked ka mohuar se ajo ka pasur ndonjë marrëdhënie me Drake. Sipas saj, ata janë vetëm miq.
https://twitter.com/bellahadid/status/1012764155458281473
“Jo unë, kjo është mos respekt. Pse s’mund të jenë njerëzit shokë”, u shpreh Bella në një postim të saj.
Teksa ka thënë se spekulimet mund të mos jenë të vërteta, Drake konfirmoi se ai ka një djal nga një lidhje e kaluar.
Bella Hadid konsiderohet prej modeleve më të shtrenjta në botë. /Telegrafi/