Telegrafi

Bella Hadid festoi ditëlindjen e 25-të! Modelja shijon ditën me familjen duke ngrënë ushqim palestinez në New York

Bella Hadid festoi ditëlindjen e 25-të të shtunën e rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë.

Dhe në ditën e saj të veçantë, supermodelja mori dedikime të shumta edhe nga industria e modës, Vogue.

Shtëpia e modës krijoi një video për nder të përvjetorit të Hadid që e përshkruanin atë si ‘supermodele ikonike’.

Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Ajo më pas ka pranuar një urim edhe nga e dashura e vëllait të saj, Anwar Hadid, artistja shqiptare Dua Lipa.

Kjo e fundit duket se ka një raport shumë të afërt me kunatën dhe për këtë zgjodhi fjalët më të bukur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bella Hadid

“Urime ditëlindjen. Ju jeni shumë e dashur. Falënderuese për ty motër”, kanë qenë fjalët e 25-vjeçares.

Bella Hadid (Foto: Instagram)

Dhe e ëma, Yolanda Hadid, po ashtu ka zgjedhur disa nga fotografitë e tyre nga fëmijëria e Bellas.

Hadid ka shijuar ditën me familjen duke bërë një festë palestineze në New York ku shihej edhe i vëllai, Anwar Hadid.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ishte e paqartë nëse motra Gigi Hadid ishte e pranishme në festë apo i dashuri i saj, Marc Kalman.

Çifti filluan takimet në 2020, por vazhdojnë t’i mbajnë gjërat larg syrit të publikut. /Telegrafi/