Telegrafi

Bella Hadid – femra më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty”

Bella Hadid (Foto: Andreas Rentz/Getty Images)

Bella Hadid është cilësuar si femra më e bukur në botë – sipas “Golden Ratio of Beauty”.

23-vjeçarja doli 94 përqind në përputhje me raportin, një ekuacion matematikor i njohur si Beauty Phi i krijuar nga grekët e lashtë.

Ata llogaritën formën e përsosur të fytyrës, duke përfshirë madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundës, mjekrës dhe nofullës – tiparet e Bellas që përputhen më ngushtë me raportin ideal.

Bella shpallet femra më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty”

Lista me dhjetë femrat më të bukura u përpilua nga një kirurg i klinikës Harley Street, Dr Julian De Silva, i cili përdori hartën dixhitale të fytyrës për të parë se si përputhen yjet moderne.

Bella doli në krye me një ndeshje 94.35 përqind, megjithëse motra e saj, supermodelja Gigi Hadid, 24 vjeçe, nuk arriti të jetë pjesë e dhjetë femrave të para.

Në vendin e dytë ishte Beyoncé me 92.44 përqind dhe në vendin e tretë ishte Amber Heard me 91.85 përqind.

Beyonce femra e dytë më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty”

Ariana Grande dhe Taylor Swift përbënin pesë të parat, dhe britanikja e vetme në listë ishte Kate Moss në vendin e gjashtë, me 91.05 përqind.

Scarlett Johansson, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevigne gjithashtu arritën në top 10-të.

Dr De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgji Kozmetike dhe plastike të avancuar të fytyrës, në Londër, tha: “Bella Hadid ishte fituesja e qartë pasi të gjitha elementët e fytyrës u matën për përsosmëri fizike”.

Dhjetë femrat më të bukura në botë:

1: Bella Hadid – 94.35 %
2: Beyoncé – 92.44 %
3: Amber Heard – 91.85 %
4: Ariana Grande – 91.81 %
5: Taylor Swift – 91.64 %
6: Kate Moss – 91.05 %
7: Scarlett Johansson – 90.91%
8: Natalie Portman – 90.51 %
9: Katy Perry – 90.08 %
10: Cara Delevingne – 89.99 %

Taylor Swift në mesin e dhjetë femrave më të bukura në botë
Ariana Grande në mesin e dhjetë femrave më të bukura në botë
Amber Heard në mesin e dhjetë femrave më të bukura në botë