Site icon Telegrafi

Bella Hadid duket shumë me stil në të kaltër ndërsa shëtitet me të dashurin e saj Marc Kalman, në New York

Supermodelja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj duket se po e shfrytëzojnë sa më shumë motin e këndshëm të mëngjesit, ndërsa shëtisnin ne një prej vendkalimeve të New Yorkut.

Të dy nisën lidhjen e tyre romantike në korrikun e kaluar, megjithëse thuhet se ata janë parë me njëri-tjetrin për me shumë se një vit.

Hadid ishte veshur me një triko ngjyrë të kaltër, e cila ekspozonte një pjesë të konsiderueshme të gjoksit të saj, shkruan DailyMail.

Gjithashtu kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza, dhe kishte të mbathur këpucë të zeza të kombinuara më një palë çorape të bardha.

Flokët e saj brune të bukura ishin të lidhura, dhe në shpatullë mbante një çantë prej lëkure.

E famshmja e industrisë së modës mbante një maskë të shtypur me dizajn leopardi për ta mbrojtur veten nga COVID-19, përderisa ajo po kalonte kohë ne publik. /Telegrafi/

Exit mobile version