Site icon Telegrafi

Bella Hadid dhe The Weeknd takohen për herë të parë pas puthjes së tij me Selena Gomez (Foto)

Bella Hadidi po kalon ndoshta periudhën më të vështirë të jetës.

Edhe pse ishte ndarë nga The Weeknd, modelja bukuroshe është ndjerë dy herë e tradhëtuar pasi nuk e priste aspak që të ishte Selena Gomez femra që do ta zëvendësonte praninë e saj.

Megjithatë Bella Hadid dhe The Weeknd kanë qenë së fundmi në një event në Madison Square Garden ku ndoqën një koncert në nder të reperit A$AP Yams, i cili u nda nga jeta dy vjet më parë.

Ndërkohë që The Weeknd ndodhej në skenë duke kënduar, Bella ishte në publik bashkë me mikeshën e saj Kendall Jenner.

Por, pothuajse askush nuk e vuri re që dy ish-at ishin në të njëjtin event përveç krijuesit të stolive të vipave Ben Baller i cili postoi në Snapchat fotot e të dyve. /inTV/Telegrafi/

Exit mobile version