Telegrafi

Bella Hadid dhe Drake në një romancë të re? (Foto)

Thuhet se modelja e famshme Bella Hadid dhe reperi Drake kanë nisur një romancë të re.

Sipas paparacëve Bella Hadid u pa duke kaluar mbrëmjen me Drake në “The Nice Guy” në Los Angeles, ndërsa më pas janë larguar së bashku.

Bella kishte arritur në orën 1:20, ndërsa Drake ishte aty në orën 12:45, dhe kanë qëndruar së bashku deri në orën 4:00 të mëngjesit.

Lexo po ashtu ​Drake flirton hapur me Vanessa Hudgens

Reperi ka dalë nga dera e prapme, ndërsa Hadid nga ajo e përparmja të një prej makinave të reperit Drake.

Koha do e vërtetojë më së miri nëse thashethemet për këtë lidhje janë të vërteta? /Telegrafi/