Jemi mësuar që në emisionin Ermal Mamaqit t’i shohim bukuroshet që e shoqërojnë nikoqirin në raste të pyetjeve interesante që ua drejtojnë mysafirëve.
Në të kaluarën, pjesë e këtij emisioni kanë qenë bukuroshe, si Rashel Kolaneci dhe Kejvina Kthella, ndërsa këtë të fundit e ka zëvendësuar Belinda Dragoti.
“Ju prezantojmë Belinda Dragotin. Velina e re e Xing me Ermalin. Hë, ju pëlqen?”, ka shkruar Ermali pranë një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Belinda ka arritur të përzgjidhet pas audicioneve për zgjedhjen e bukuroshes, ku janë paraqitur qindra konkurrente.
Në ndërkohë, bëhet e ditur se ajo është nga Elbasani, është 18 vjeçare dhe studion për dizajn.
Më herët, Belinda ka konkurruar në shumë spektakle bukurie, në mesin e të cilëve edhe në ‘Miss Universe’.
Kujtojmë që Kejvina u tërhoq nga emisioni ‘Xing me Ermalin’ për të ndjekur një karrierë në Milano të Italisë. /Telegrafi/