Një baba falsifikoi vdekjen e tij dhe më pas erdhi në funeralin e tij me një helikopter e gjitha kjo për t’ia dhënë familjes së tij “një mësim”.
David Baerten organizoi këtë shaka në Belgjikë për të parë se si do të reagonin të dashurit e tij pasi të vdiste, transmeton Telegrafi.
Krijuesi i kontentit në TikTok, 45-vjeçar, pretendoi se donte ta bënte këtë shaka pasi kishte humbur kontaktet me familjen e tij më të gjerë.
Ai kërkoi ndihmën e gruas dhe fëmijëve të tij për ta inskenuar vdekjen, madje vajza e tij publikoi një dedikim të rremë në mediet sociale.
Përpara funeralit të rremë pranë qytetit Liege fundjavën e kaluar, ajo shkroi: “U prehsh në paqe babi. Nuk do të ndalem kurrë së menduari për ty.
‘Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe e kishe ende gjithë jetën përpara’. ‘Ne të duam, dhe nuk do të harrojmë kurrë’.
Baerten, i cili njihet si Ragnar le Fou në internet dhe ka 162 mijë ndjekës në TikTok, mbërriti në funeral me një ekip xhirimi përmes një helikopteri.
@el.tiktokeur2 Tu nous as eu on t aime mon ami on est content que tu es parmis nous ❤️❤️#pourtoii #fyp #fypシ @Ragnar_le_fou ♬ son original – Thomas faut
“Ajo që shoh në familjen time shpesh më lëndon. Nuk ftohem kurrë për asgjë”, tha ai.
“Askush nuk më takon. Të gjithë u rritëm larg. Ndihesha i pavlerësuar”.
“Prandaj doja t’ju jepja një mësim, dhe t’ju tregoja se nuk duhet të prisni derisa dikush të vdes për t’u takuar me të”.
Një përdorues tjetër, që ishte i pranishëm ndau një video të helikopterit që zbarkoi në një fushë, përpara se Baerten të dilte nga aty dhe të mbushej nga përqafimet e të afërmve të tij.
Shakaja u prit me kritika të mëdha nga shumë përdorues në rrjet të cilët thanë se ishte një shaka mizore dhe potencuan se ishte “për të ardhur keq”.
Por, belgu thotë se kjo ‘dëshmon kujt në të vërtet ia ndjen për të’, pavarësisht kritikave. /Telegrafi/