Telegrafi

“I bekuari” Vedat Ademi, këngëtari sjell portretin e tij të veçantë familjar (Foto)

Këngëtari i njohur Vedat Ademi tash e disa është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familje.

Ai vazhdon të merret me muzikë, ndërsa gjendet pranë fansave përmes rrjeteve sociale, në të cilat është mjaft aktiv.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vedati është i martuar prej vitesh dhe ka një djalë të quajtur Jonart.

Bashkëshortja e tij Dorela është sërish shtatzënë dhe çifti presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të dytë.

Këngëtari me prejardhje nga Mitrovica ka publikuar një portret familjar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë bashkëshortes dhe djalit të tij.

“I bekuar”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë qindra mijëra pëlqime e komente nga ndjekësit e shumtë të tij.

Buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon më së miri për atmosferën e këndshme që mbizotëron brenda kësaj familje. /Telegrafi/