Site icon Telegrafi

Bekim Balaj zë vendin e Lorik Canës në showbiz (Foto)

Nëse ka një emër që kohët e fundit po përmendet më shumë në showbiz se në profesionin e tij si futbollist, ai është Bekim Balaj.

24-vjeçari nga Shkodra pjesë e skuadrës kombëtare të futbollit, njësoj si në fushë, prej kohësh po ‘sulmon’ seriozisht fushën e showbizit dhe të vajzave të bukura të ekranit.

Së fundmi Bekimin e kanë lidhur me modelen dhe prezantuesen e emisionit ‘Express Rozë’, Elita Rudin dhe kanë shkruar se çiftin e kanë tradhëtuar fotot e postuara në llogarinë personale në Instagram. Fillimisht 5 javë më parë si Elita dhe Bekimi kanë publikuar foto personale nga një udhëtim në Venezia, shkrepur ekzaktësisht në të njëjtin vend.

Dhe ky nuk është rasti i parë i ngjashmërisë sepse dyshja në një tjetër rast kanë postuar foto me të njëjtën këmishë me kuadrata kuq e zi apo në rastin kur postojnë foto nga i njëjti kolltuk . Nisur edhe nga postimet që Elita bën në Instagram, kuptohet që ajo viziton shpesh Kroacinë, përkatësisht qytetin e Rijekës, ku luan sportisti.

Megjithatë as Bekimi e as Elita nuk kanë pohuar asgjë deri më tani, siç edhe nuk kanë mohuar lidhjet e shumëpërfolur këto ditë në media, qw thuhet të ketë nisur 5 muaj më parë. Madje edhe kur ishte e ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin” në mbrëmjen speciale të natës së parë të vitit të ri, prezantuesja brune u pyet nëse pëlqen futbollistët, por u mundua të mos jap një përgjigje të drejtëpërdrejtë.

Nëse lidhja mes Bekimit dhe Elitës është e vërtetë, atëherë nuk duhet të harrojmë që po në të njëjtin emision, modelja gjendej përballë ish-it të Bekimit. Bëhet fjalë për moderatoren së InTv, Einxhel Shkira, gjithashtu e përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin në dhjetor të 2014-ës. Ndonëse edhe në këtë rast romanca as u pohua e as u mohua, u përfol se çifti kishte shkuar bashkë me pushime në Jamaica, dhe po në këtë rast u ‘tradhëtuan’ nga fotot dhe vendndodhja e njejtë.

Epo duket se Bekimi ka një dobësi për prezantueset sepse vetëm pak muaj më parë u përfol sërish për një lidhje me bukuroshen bjonde, Viola Spiro. Historia do të përsëritej dhe mediat nisën të shkruanin nisur sërish nga fotot e shkrepura në makinë e 24-vjeçarit shkodran dhe detajeve të tjera të përbashkëta në ambientin përreth. Megjithatë protagonistja e lajmit, Viola e ka mohuar publikisht lajmin për Anabel.al duke treguar se ajo asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje me futbollistin e kombëtares.

Ajo që është e çuditshme në të treja rastet e sipërpërmendura është se Bekimi shfaqet kudo ndonëse të treja vajzat e fshehin atë. Të jetë kjo për shkak se sulmuesi është një donzhuan i vërtetë apo se ai nuk është aq ‘serioz’ sa për të krijuar mundësinë e bërjes dhe pranimit publik të këtyre romancave?!

Të jenë kaq rastësi ‘tradhëtitë’ e përsëritura të fotove?

Siç duket deri më tani, Bekimi me gjasa mund të cilësohet ndryshe edhe si Lorik Cana i ri, i cili shumë vite më parëështë përfolur shpesh për lidhjet e tij me vajza të njohura si modelja Zana Krasniqi, Adelina Tahiri, etj.

Bekim Balaj e ka nisur karrierën futbollistike në klubin e Vllaznisë dhe ka luajtur edhe në një sërë skuadrash të tjera si Gençlerbirliğit, Tiranën, Sparta Prague, Jagiellonia, dhe u bë pjesë e kombëtares së U19 në vitin 2009. Pas debutimit të suksesshëm të Sparta Prague, Balaj u thirr nga trajneri Gianni De Biasi për të luajtur në kombëtare. Një ndër momentet më kulmore të ndeshjeve të tij te kombëtarja shqiptare ka qenë goli i shënuar ndaj Portugalisë, goli i vetëm i ndeshjes hapëse të Euro 2016./anabel/

Beki

Exit mobile version