Telegrafi

Bekë Berisha i AAK-së ironizon me ministrat e Qeverisë, e quan Hegel kryeministrin Kurti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës parashtroi dy pyetje, njërën për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe tjetrën për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Pyetjet kishin të bëjnë me taksën prej 5 eurove për automjetet, dhe për subvencionet për bujqit.

Duke iu drejtuar ministrit Peci, Berisha tha se: “Ministër kom prit me të pa me çizme tu i vlerësua dëmet edhe tu ndihmu, por ty si duket po të pëlqen zyra, kerret e asistentët”

Deputeti më tej iu drejtua edhe kryeministrit duke e quajtur Hegel.

“Në këto pyetje kom qef me mu përgjigj ministrat, as ju shokë përball e as zotëri Hegel”.

Ndryshe deputeti Berisha njihet për përdorimin e batutave të shumta në fjalimet e tij në Kuvendin e Kosovës, si dhe paraqitjet e tij mediale. /Telegrafi/