Site icon Telegrafi

Behgjet Pacolli nderon me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin

Zëvendëskyreministri i parë i Republikës së Kosovës dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot në këtë ditë të veçantë të kombit shqiptarë ka nderuar me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos, Driton Kuka, dhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Ministri Pacolli tha se kjo mirënjohje është e çdo kosovari për atë që këta sportistë kanë bërë dhe po bënë për imazhin e Kosovës.

“Nuk kam çfarë të them për Majlindën e Dritonin sepse i njihni mirë kush janë, gjithmonë jemi krenar me punën e tyre për atë që kanë bërë për Kosovën, nuk kemi mundur të përfundojmë këtë mandat pa u taku edhe pa e shpreh mirënjohjen tonë ndaj Majlindës edhe Dritonit”, tha ministri Pacolli.

Pacolli po ashtu tha se edhe puna e Dritonit si trajner i Majlindës dhe Xhudistëve tjerë është historike. “Dritoni ka edukuar sportistët që janë duke përfaqësuar Kosovën puna e tij është historike që je duke bërë dhe bënë”.

Trajner i Xhudos, Driton Kuka, ka falënderuar ministrin Pacolli, duke potencuar se Majlinda është Xhudistja më e mirë në botë. Kurse kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi tha se është krenar që përmes sportit ka rritur ta përfaqësoj Kosovën denjësisht.

“Për mua sot është dit e veçantë,  falënderoj Pacollin për mirënjohjen jam krenare që përmes sportit që po e bëj kam arrit me përfaqësua Kosovën, do të bëjë ende për vendim tim”, tha ajo.

Exit mobile version