Site icon Telegrafi

Behgjet Pacolli flet për incidentin Noizy-Cozman, ai ka qenë prezent në ngjarje (Video)

Behgjet Pacolli nuk ka dashur të komentojë në detaje përleshjen midis reperave Noizy dhe Cozman që ndodhi disa javë më parë, ndoshta edhe për faktin se nuk ka dashur të mbajë anë, duke qenë se dhe vendi në të cilën ndodhi ngjarja ishte në oborrin e hotelit që ai vetë ka në pronësi.

Mirëpo pyetur nga gazetari i emisionit “Talk” në KTV, Pacolli ka treguar disa detaje rreth ngjarjes së asaj dite.

Lexo po ashtu Përleshja mes Noizyt dhe Cozman - të gjitha lajmet dhe detajet nga ngjarja!

“Kam qenë ulur si mysafir ne hotel, të drejtën të them, kush ka qenë ose kanë hyrë brenda ose kanë dal jashtë. Unë kam qenë ulur, jam çuar ngadalë kam shkuar ke ta dhe i kam pyetur se çfarë kanë. Unë nuk kam frikë sepse i frikësohem vetëm Perëndisë. Ka qenë një vajzë, një police, bravo i qoftë, ka punuar në punë burrërore dhe i ka ndarë ata. Më vonë erdhi edhe pjesa e tjerër e policisë dhe pa tragjedi mbaroi…”, është shprehur Pacolli i pyetur rreth ngjarjes në fjalë.

Nga incidenti mes Cozmanit dhe mikut të tij Albert Krasniqit ndaj më se 10 antarëve të OTR përfunduan të plagosur Noizy dhe shoku i tij Varrosi. /Telegrafi/

Exit mobile version