Site icon Telegrafi

Bëhet virale videoja e burrit që tregon se pse sipas tij “Al nuk është reale”

Inteligjenca Artificiale (Al) duket se është e gjithëpranishme.

Teknologjia tashmë po ndikon në gjithçka, që nga krijimi i tekstit dhe imazheve, e deri te mënyra se si punojmë.

ChatGPT, Gemini, Stable Diffusion dhe DALL-E, janë vetëm disa nga shembujt e teknologjive gjeneruese me Al, të cilat gjenerojnë përmbajtje të re bazuar në përvojën e kaluar.

Disa prej tyre janë në dispozicion online pa pagesë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, disa njerëz besojnë se Al nuk është aq inteligjente sa pretendohet të jetë.

Një video virale në rrjete sociale shfaq një person i cili flet për kufizimet e Inteligjencës Artificiale, duke e përshkruar atë thjesht si një sistem që kërkon më shpejt se sa Google.

Siç shihet në video, personi argumenton se ajo që bën Al është mësim algoritmik, e jo Inteligjencë e vërtetë Artificiale.

Sipas tij, Al nuk do t’i jap fund botës dhe as nuk do ta shpëtojë atë; përfundimisht, do të zhduket vetë.

Bëhet e ditur se klipi ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në Instagram.

“Inteligjenca artificiale po mëson nga njohuritë ekzistuese dhe kjo është e njëjta gjë për ne; ne mësojmë nga ajo që dimë; ajo mund të mësojë edhe mbi sjelljen. Pra, me fjalë të thjeshta, është shumë më e rrezikshme nga sa mendoni”, komentoi një përdorues. /Telegrafi/

Exit mobile version