Kamerat televizive kanë filmuar një moment të pakëndshëm, ku Cristiano Ronaldo shihet duke injoruar dhe tallur trajnerin Maurizio Sarri gjatë fitores së Juventusit kundër Torinos.
Ronaldo shënoi një supergol nga goditje e lirë në fitoren mbresëlënëse të Juventusit ndaj Torinos me rezultat 4-1 të shtunën pasdite.
Por, tifozët në mediat sociale po flasin për një moment tjetër që përfshihet ylli portugez.
35-vjeçari pati një bisedë të ftohtë me menaxherin Sarri pak para pushimit. Trajneri i Juventusit i dha këshillë Ronaldos, por këto u injoruan me një reagim të çuditshëm.
Ronaldo has a high opinion of Sarri’s advice 🤣🤣🤣 pic.twitter.com/idnko4PUsq
— Uncle Sharma 🎙️ ⭐️⭐️ (@RSharmzz) July 4, 2020
Ronaldo u shfaq me një figurë të irrituar gjatë bisedës së tij me Sarrin dhe u kthye në fushë me një rrotullim të syve dhe një tundje të kokës.
Reagimi i Ronaldos ndaj këshillave të Sarrit e ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, me tifozë që kanë komentuar në mënyrë të ndryshme. /Telegrafi/
Ronaldo has a high opinion of Sarri’s advice 🤣🤣🤣 pic.twitter.com/idnko4PUsq
— Uncle Sharma 🎙️ ⭐️⭐️ (@RSharmzz) July 4, 2020
Na he's just frustrated no one is playing him through when he makes a run…pjanic found him a couple times but he's made atleast 5 good runs but no one in the midfield saw it or decided not to play him through
— elon (@elonmask7) July 4, 2020