Telegrafi

Bëhet virale pamja e dhimbshme brenda stadiumit në Ukrainë, e postuar nga lojtari i Atalantas – bota vetëm po vëzhgon agresionin rus

Ukraina tash e disa muaj po vazhdon të përballet me agresionin rus dhe duket se nuk ka shenja se do të qetësohet kjo situatë.

Gra, fëmijë, pleq – tashmë kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhunshëm, derisa personat më të rinj kanë qëndruar të luftojnë dhe ta mbrojnë vendin e tyre.

Situat është e rëndë në Ukrainë dhe këtë më së miri e tregojnë edhe terrne të ndryshme, siç janë edhe ato sportive.

Lexo po ashtu Veprimi sensacional i 14-vjeçarit që dorëzoi në ankand fanellën e dhuruar nga Ronaldo për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase

Mesfushori i talentuar i Atalantës dhe i kombëtares ukrainase, Ruslan Malinovskyi, ka postuar një foto vërtet të dhimbshme nga stadiumi në Ukrainë, Mykolaiv Stadium.

Duket qartë një vrimë e madhe e hapur brenda fushës nga një raketë e ushtrisë ruse, ku mendohet të jetë rreth 5 metra e thellë. Lufta ende nuk ka mbaruar dhe shteti i Ukrainës po vuan bombardimet e Rusisë.

Edhe pse bota ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duket se nuk ka interesim të madh që të ndihmohet Ukraina në këtë gjendje, pasi është një vend përballë gjithë botës – por udhëheqësit e vendeve të mëdha me gjasë e favorizojnë këtë situatë. /Telegrafi/