Site icon Telegrafi

Bëhet virale një video e Luiz Ejllit, ku para shumë kohësh rrëfeu se deri në katër vjeç nuk kishte folur fare

Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer nga Big Brother VIP Albania.

Këngëtari i njohur shqiptar ka fituar zemrat e të gjithëve që me hyrjen në këtë format, për mënyrën se si është duke e zhvilluar lojën, debatet e po ashtu edhe me talentin që ka.

E në rrjete sociale tashmë janë publikuar një sërë videosh të tij nga e kaluara, e mes tjerash edhe pjesë nga intervistat që kishte dhënë.

Foto: Screenshot/TikTok

Në TikTok është bërë virale një video e Ejllit, në të cilën ka treguar se nuk ka folur katër vjet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

“Deri në katër vjeç unë nuk kam folur fare, as tingull nuk kam nxjerrë nga goja dhe ato katër vite kanë qenë vite torture për prindërit e mi, sepse thonte nëna në moment që ti ishe fjet ne nuk e dinim a je duke qarë apo bërtit, a je zgjuar sepse nuk lëshojshe tingull”, është shprehur artisti.

@bluevineess Fituesi i BBVA #luizejlli #luizejlliofficialfans #luizejllibbv2 #kiaratito #kiaratitobbvip #bigbrothervipalbania #bigbrotheralbaniavip #bbva #bbalbania #efi #kosova #kosovatiktok #kosovaalbania #albania #shqip #shqipe #prishtina #tirana #ferizaj #shkodra #shkodrane ♬ Sad Emotional Piano – DS Productions

“Katër vjet kështu dhe pas katër viteve, çfarë ka a është shëndoshë, por nuk e dinim pse nuk flet, asnjë lloj tingulli për katër vjet dhe kemi qenë në darkë diku që më ka treguar nëna, aty kam thënë për herë të parë mama, baba, dada për motrën dhe që nga ajo natë ka thënë nëna nuk tu ka mbyllur më goja dhe nuk je ndalur më”, ka thënë më tej ai.

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri po konsiderohet si rival i shumë banorëve, ndonëse jashtë ka një përkrahje të madhe nga njerëzit dhe shikuesit e këtij shou. /Telegrafi/

Exit mobile version