Regjisori i filmit “Jojo Rabbit”, Taika Waititi, është shndërruar në hit në rrjetet sociale, për veprimin e tij pasi e fitoi çmimin Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar.
Brie Larson e ka xhiruar atë duke e fituar statujën nën karrigen përpara tij, në mënyrë që të mos e mbante në duar.
Aktorja e ka shpërndarë videon në profilin e saj në InstaStory dhe ky xhirim është bërë një hit i madh, derisa Waititi e ka fituar simpatinë e të gjithëve.
Brie Larson filming Taika Waititi taking great care of his new Oscar #Oscars https://t.co/2JkHywwRL9
— Chicks in the Office (@ChicksInTheOff) February 10, 2020
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shkruar komente të shumta duke e pëlqyer gjestin e 44-vjeçarit.
Nuk është hera e parë që ai bën veprime të këtilla në ceremonitë e Oscar. Në vitin 2004, kur ishte i nominuar për “Two Cars, One Night”, derisa lexoheshin emrat e të nominuarve, ai u shtir kinse është duke fjetur. /Telegrafi/
https://twitter.com/keemkaem/status/1226762842302447616