Telegrafi

Bëhen virale fotot e partneres së Kanye West, Bianca Censori para dhe pas transformimit në dukje

Partnerja e Kanye West, Bianca Censori, po merr vëmendje secilën herë e më shumë me stilin e saj të veshjes.

Por, fotot e saj para dhe pas transformimit të saj të pabesueshëm të modës po bëhen virale në TikTok

Pasi një llogari në TikTok shpërndau foto të Censorit, 27 vjeç, me “bashkëshortin” e saj Kanye West, si dhe disa para se ajo të “martohej” me reperin kontrovers në një ceremoni jo të detyrueshme ligjërisht në janar, shumë fansa komentuan duke thënë se sa e panjohur bukuroshja australiane duket.

Foto: Bianca Censori/Instagram

Përpara se punonjësja e “Yeezy” të lidhej me Ye – i cili shpesh kujdeset për veshjet e femrave me të cilat takohet – Bianca dukej më shumë si ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, me flokë të gjatë e të errët dhe një dollap plot me rrobe të ngushta, shkruan PageSix.

Pasi u bashkua me reperin “Heartless”, 47 vjeç, Bianca preu flokët dhe tani i ka kthyer ato në ngjyrë bionde.

Foto: Facebook

Në vend që të veshë sytjena të thjeshta sportive dhe të vendosë bluza për dalje, Censori godet qytetin me trupore krejtësisht të tejdukshme dhe bluza me bikini, shpesh duke veshur taka ose pa këpucë fare.

Shumë komentues menduan se Bianca dukej njësoj si Kim, me disa duke shtuar se “duket si Doja Cat dhe Kim të përziera”, dhe të tjerë duke e krahasuar atë me ish të dashurën e Kanye, Amber Rose gjithashtu.

Foto: Instagram

Të tjerë menduan se evolucioni i saj i modës ishte për më të mirën, me një përdorues të TikTok që vuri në dukje, “më parë ajo dukej si modelja mesatare e Insatgramit dhe tani ajo duket se ka stilin e saj dhe e shijon atë”.

Lexo po ashtu Kanye West nuk i ndahet partneres Bianca Censori, teksa çifti marrin vëmendje me të tjera dukje gjatë qëndrimit në Romë

Disa njerëz ishin më të përqendruar në faktin se Kim mund të vazhdonte të ndiqte hapat dhe këshillat e Kanye nëse do të ishte ende me ish-bashkëshortin e tij.

Foto: GC Images

Ylli i “Kardashians” ndryshoi krejtësisht stilin e saj kur filloi të takohej për herë të parë me reperin e “Gold Digger”.

Tani që çifti, të cilët kanë katër fëmijë, kanë marrë rrugë të ndara, themeluesja e “Skims”, kujdeset vet për stilin. /Telegrafi/

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid