Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz, padyshim se do të jetë lojtari më i ri i Liverpoolit, pasi konfirmimi i transferimit të tij nga Porto është vetëm çështje orësh.
Porto po kërkonte 83 milionë funte apo 100 milionë euro për Diazin – që do të shkaktonte klauzolën prej 66.4 milionë funte (80 milionë euro) në kontratën e tij dhe do t’i jepte ish-klubit, Junior de Barranquilla, 16.6 milionë funte (20 milionë euro) për 20 për qind të kartonit të lojtarit që ata ende mbajnë.
Megjithatë, shefi i ri i transferimeve të klubit nga Anfield, Julian Ward, ishte në gjendje të rrëzonte kërkesat e Portos dhe të arrij një marrëveshje brilante në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Liverpooli do të paguajë 37.5 milionë funte (45 milionë euro) për transferimin dhe gjithashtu ka rënë dakord për një paketë bonuses me vlerë 12.5 milionë funte (15 milionë euro) që në total e qojnë çmimin e transferimit në 60 milionë euro.
24-vjeçari ka pranuar kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 90,000 mijë funte (110 mijë euro) në javë.
Transferimi i sulmuesit kolumbian është vetëm çështje orësh, pasi Diaz thuhet se tashmë ka kryer me sukses testet mjekësore me Reds.
Kalimi i tij në Anfield duket edhe më i besueshëm pasi disa fotografi të Diaz me fanellën e Liverpoolit dhe duke nënshkruar kontratën me klubin anglez po qarkullojnë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
NEW: Luis Diaz pictured holding a Liverpool kit. It's happening
📷- @PSierraR pic.twitter.com/OovQyr54mE
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) January 30, 2022
Here’s new Liverpool signing Luís Diaz after completing first part of medical in Argentina, ready to pen his contract until June 2027. 🔴🇨🇴 #LFC
Agreement reached between clubs for €40m guaranteed fee upfront plus €20m add ons. Paperworks to be completed soon.
Here-we-go 🤝 pic.twitter.com/kzMnvhUmdi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 30, 2022