Telegrafi

Hidhet shorti, bëhen të ditura takimet e javës së parë në Superligën e Kosovës për sezonin 2021/22

Sot (e premte) në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Superligës së Kosovës për sezonin 2021/22.

Këtë e ka njoftuar faqja zyrtare e FFK-së në Facebook.

Fillimisht të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit.

Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit u caktuan edhe çiftet e javës së parë.

Drita-Feronikeli dhe Drenica-Gjilani janë dy ndeshjet ku katër klubet ishin edhe sezonin e kaluar në Superligë, ndërsa ekipet e inkuadruara si Ulpiana, Malisheva dhe Dukagjini do të luajnë ndaj Llapit, Prishtinës dhe Ballkanit.

Java e parë

Drita – Feronikeli

Llapi – Ulpiana

Malisheva – Prishtina

Ballkani – Dukagjini

Drenica – Gjilani

Edicioni i ri i garave 2021/22 do të fillojë më 21 gusht. /Telegrafi/