Raportohet se 11 klube të Serie A kanë nënshkruan një letër ku kërkohet veprim kundër Juventusit, Milanit dhe Interit që u bën pjesë e Superligës së Evropës.
Ishin tri klubet e mëdha italiane në mesin e 12 klubeve ‘rebele’ evropiane, që u bashkuan për të krijuar Superligën Evropiane, e ku pjesë bënin Real Madridi, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Tottenham dhe Arsenal.
Ideja u shemb brenda 48 orësh, megjithëse Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez vazhdon të këmbëngulë se kontratat e nënshkruar nga këto klube janë të detyrueshme.
UEFA njëherë nuk ka marr masa, ndërsa edhe Lega Serie A duket hezituese për të ndërmarrë ndonjë veprim.
Sipas gazetës Repubblica, 11 klube të Serisë A kanë nënshkruar një letër ku kërkohet veprim kundër tri klubeve rebele.
Letra bën thirrje gjithashtu për një takim urgjent të Lega Serie A për të diskutuar sanksionet e mundshme.
Klubet që kanë nënshkruar janë Roma, Torino, Bologna, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari.
Kësaj fushate nuk i janë bashkuar Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona. /Telegrafi/