Telegrafi

​Bëhen 10 vjet nga vendimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët e Shqipërisë.