Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Kosovën të hënën e 15 gushtit.
Ai është ftuar për vizitë zyrtare nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të mandatit të tij.
Presidenca ka njoftuar se në orën 10, Osmani do ta presë homologun e saj, Begajn me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatën për media.
Kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendit si president e Begajt. /Telegrafi/