Site icon Telegrafi

Begaj uron nxënësit dhe mësuesit për nisjen e shkollës: Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar sot nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri shkollor.

Në mesazhin e tij, kreut të shtetit bë thirrje për formimin e fëmijëve si qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.

Lexo po ashtu Nis shkolla në Shqipëri, 22,000 fëmijë fillojnë klasën e parë

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan presidenti në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version