Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ,është takuar gjatë ditës së shtunë me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Begaj e ka siguruar Lajçakun se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.
“Roli i BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë është me rëndësi të veçantë”, ka thënë presidenti shqiptar.
Ndryshe, Begaj po vijon takimet me udhëheqës të huaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme. /Telegrafi/