Telegrafi

​Begaj: Rugova, modeli frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës

Sot po përkujtohet 18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka thënë se Rugova do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, sot janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore./Telegrafi/