Telegrafi

Begaj për Mirush Kabashin: Lamtumirë artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi këtë të martë.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan Begaj në Facebook.

Mirush Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë. Një pjesë të jetës ia kushtoi teatritku ndër rolet më të veçanta ishte ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. /Telegrafi/