Telegrafi

Begaj në Kalabri: Mirënjohje arbëreshëve të Italisë që ruajnë e trashëgojnë identitetin kombëtar

Presidenti Bajram Begaj, në vijim të vizitës në Kalabri, u takua sot me komunitetin arbëresh dhe autoritetet vendore në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida.

“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua”, u shpreh Begaj, ndërsa ndau në rrjetet sociale foto nga këto takime.

Presidenti u shpreh i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku sipas tij, “mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore”.

“Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar!”, u shpreh Begaj. /Telegrafi/