Telegrafi

Begaj: Fryma e Pashkëve përcjell shpresë, dashuri dhe jetë të gëzueshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se Pashkët përcjellin shpresë, dashuri dhe jetë të gëzueshme.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë! Shpresa, dashuria dhe jeta e gëzueshme që frymë e Pashkëve përcjell bekoftë jetën tuaj!”, shkroi Begaj në Facebook. /Telegrafi/