Telegrafi

Begaj e uron Osmanin për 17 Shkurt: Shqipëria krah Kosovës përball çdo kërcënimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi nga homologu i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në letrën e tij, Begaj ka thënë se Kosova është jo vetëm realitet i pakundërshtueshëm, por edhe shembull se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Lexo po ashtu Erdogan i dërgon telegram urimi Osmanit: Marrja e Komandës së KFOR-it është tregues i rëndësisë që i kushtojmë stabilitetit në Kosovë

“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti shqiptar.

“Me urimet më të ngrohta e të përzemërta për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës e të qytetarëve të saj, ju lutem pranoni, Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka vijuar ai. /Telegrafi