Site icon Telegrafi

Befason Tea Trifoni: Fansi i Luizit tentoi të më aksidentonte me makinë

(Foto: Screenshot/BBVA)

Tea Trifoni u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania para disa javësh.

Ajo gjatë qëndrimit brenda krijoi situata të ndryshme, u gjend mjaft mirë mes banorëve të tjerë e në disa raste është ngacmuar edhe për raportin me Luiz Ejllin.

E njëjta pas daljes nga BBVA së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka folur më shumë për eksperiencën brenda, lojën dhe për konkurrentët.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” mes tjerash zbuloi një ngjarje që i ndodhi pas rrugëtimit të saj në Big Brother.

Lexo po ashtu Incident në BBVA - thyhet kolltuku ku ishte ulur Tea Trifoni dhe Bledi Mane përgjatë spektaklit të së martës

E njëjta tha se dikush tentoi ta përplaste me makinë dhe se më pas e kuptoi që ishte fans i Luizit.

“Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Big Brotheri vazhdon edhe jashtë. Isha në makinë, isha pasagjere. Motra e vogël ishte në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste që të bënim karambol. E kuptova se ishte fansi i Luizit, se po na hidhte ujë, po thërriste, po shante deri diku”, u shpreh Tea.

Trifoni mes tjerash tha se do donte të krijonte diçka me artistin shkodran, por që nuk i pëlqenin ofendimet që bënte. /Telegrafi/

Exit mobile version