Site icon Telegrafi

Befason Silva: PSG nuk kanë probleme me besimin

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva insiston se ekipi i tij nuk vuajtën nga mungesa e besimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht kolapsit që e përjetuan në Camp Nou, ku humbën me rezultat 6-1, duke përjetuar rikthimin më të madh në histori, pasi ndeshja e parë përfundoi me fitoren e tyre me rezultat 4-1.

Parisienët ishin eliminuar në çerekfinale në secilin nga katër sezonit e fundit që nga investimet e mëdha nga Katari, para eliminimit të këtij sezoni të fundit kur u eliminuan turpshëm nga Barcelona në 1/16-tën.

Megjithatë, kapiteni i skuadrës, Silva beson se skuadra nuk ka probleme me besimin, por kishin mungesë personaliteti në ndeshjen e dytë, për dallim nga ndeshja e parë ku ishin plot karakter.

Lexo po ashtu UEFA tregon se cilat janë 10 rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve (Video)

“Kjo nuk është një problem i besimit”, ka thënë fillimisht Silva, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit, për L’Equipe.

“Në ndeshjen e parë, ne kemi luajtur me kontroll, kemi luajtur një lojë të madhe, me personalitet”, transmeton Telegrafi.

“Kemi luajtur me pothuajse të njëjtët lojtarët sot, në një atmosferë të nxehtë, por na ka munguar personaliteti”.

Lexo po ashtu E pabesueshme, por e vërtetë - Barça bëri të pamundurën realitet, jemi dëshmitarë të përmbysjes më të madhe në histori të futbollit (Video)

“Kur ju përpiqeni për të luajtur topin nga mbrapa dhe ju nuk mund ta bëni, pasaj ajo ajo bëhet është më e vështirë”.

“Pra, kemi filluar ta largojmë topin, duke i dhënë atë Barcelonës dhe duke u përpjekur për të luajtur me kundërsulme, por nuk kemi ditur të menaxhojmë dhe ta bëjmë këtë”.

“Është e vështirë, na dhemb të gjithëve, por duhet ta mbajmë kokën lart”, përfundoi kapiteni i skuadrës franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version