Prezantuesja e njohur, Liberta Spahiu, rrëmben gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive në emisionin”Prive”.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “Thumb”, në Shqipëri, ku ka folur rreth më të rejave në karrierën dhe jetën e saj.
Ndër të tjerash, Liberta është ngacmuar nga moderatoret rreth mashkullit të saj të ëndrrave.
E pyetur nëse do ta pranonte një partner me mundësi jo shumë të mira ekonomike, Spahiu tregoi se ka një cak se deri ku mundta pranojë një gjë të tillë.
“Nuk mund ta them se jam materialiste, por gjithashtu nuk mund të them që kam qejf një të dashur me 200 euro rrogë”, ka thënë Liberta gjatë intervistës.
Ndërkohë, tahs e sa vite ajo vazhdon të mbetet beqare dhe nuk është përfolur për ndonjë lidhje të mundshme. /Telegrafi/