Telegrafi

Befason ish-doktori i Real Madridit: Cristiano Ronaldo nuk është atleti më i mirë me të cilin kam punuar

Ish-doktori i Real Madridit, Jesus Olmo ka zbuluar tashmë se Cristiano Ronaldo nuk është atleti më i mirë që ai e ka parë apo ka punuar me të.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë mbetet një ekzemplar fizik edhe në moshën 35-vjeçare, me forcën e tij, aftësinë e kërcimit dhe shpejtësinë, të gjitha në një nivel të pabesueshëm.

Ronaldo kohëve të fundit është rikthyer te Juventusi në gjendje më të mirë se sa ishte para se të fillonte bllokimi, ndërsa ai gjithashtu ishte duke përdorur pajisje të ragbit në një përpjekje për të vrapuar edhe më shpejt se 38.6 km/h që ai shënoi në fillim të këtij viti.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo përdorë tani edhe pajisje të ragbit për të rritur edhe më shumë shpejtësinë e tij

Por, përkundër superyllit portugez që shikohet si njëshi i llojit të tij, Jesus Olmo, i cili ka punuar me të te Reali, beson se Gareth Bale është një atlet më i kompletuar.

“Ndoshta atleti më i mirë që kam parë është Gareth Bale”, ka thënë fillimisht Olmo.

“Ai është një atlet natyror i aftë për të shkëlqyer në pothuajse çdo sport. Ai ka gjenetikë dhe aftësi atletike të pazakontë, dhe unë do të thosha aftësi teknike gjithashtu”.

“Ai është lojtari që më bëri përshtypje më së shumti në të gjitha aspektet”, përfundoi ish-doktori i Realit. /Telegrafi/