Telegrafi

Befason Interi, fillon bisedimet për Di Marian

Getty Images

Interi shpreson që të bëjë një treg të madh të transferimeve gjatë verës.

Drejtori sportiv i zikaltërve Piero Ausilio dhe Walter Sabatini, janë duke punuar për blerje të madha.

Lexo po ashtu Detajet e kontratës së Gabigol: Çmimi i tij real, paga e majme vjetore – Interi u ka paguar miliona edhe ndërmjetësve (Dokument)

Sipas TuttoMercatoWeb.com, emri i parë në listën e klubit nga Milano është Angel Di Maria.

Besohet se tashmë bisedimet mes Interit dhe agjentit të lojtarit e Paris Saint-Germainit kanë filluar dhe së shpejti priten detajet e para.

Përveç argjentinasit klubi italian është futur në garë edhe për Kurt Zouman e Chelseat. /Telegrafi/