Interi shpreson që të bëjë një treg të madh të transferimeve gjatë verës.
Drejtori sportiv i zikaltërve Piero Ausilio dhe Walter Sabatini, janë duke punuar për blerje të madha.
Sipas TuttoMercatoWeb.com, emri i parë në listën e klubit nga Milano është Angel Di Maria.
Besohet se tashmë bisedimet mes Interit dhe agjentit të lojtarit e Paris Saint-Germainit kanë filluar dhe së shpejti priten detajet e para.
Përveç argjentinasit klubi italian është futur në garë edhe për Kurt Zouman e Chelseat. /Telegrafi/