Pele ka të njëjtin numër të Topave të Artë të fituar si Lionel Messi, ka pretenduar France Football.
Është raportuar gjerësisht se Messit i është kumtuar lajmi se do të fitojë Topin e Artë për të tetën herë në një ceremoni që do të mbahet në Paris të hënën.
Ky triumf vjen pasi ylli argjentinas frymëzoi vendin e tij drejt fitores së Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1986 në Katar dhjetorin e kaluar.
Por tani për tani, të paktën, Messi ka fituar shtatë Topa të Artë gjatë tre dekadave, dy më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo.
Sidoqoftë, France Football pretendoi në vitin 2016 se dikush tjetër është gjithashtu shtatë herë fitues I këtij çmimi – ikona e Brazilit, Pele.
Në të vërtetë, deri në vitin 1995 vetëm futbollistët evropianë kishin të drejtë të fitonin Topin e Artë. France Football e ndryshoi atë rregull dhe hapi çmimin për të nderuar lojtarët më të mirë në botë.
Më pas, në vitin 2016, u bë një “rivlerësim ndërkombëtar” për të llogaritur se kush duhet të kishte fituar Topin e Artë nëse do të ishte gjithmonë i hapur edhe për futbollistët jashtë Evropës.
Pas rivlerësimit, ata i dhanë Peles në mënyrë retrospektive shtatë Topa të Artë për gjatë viteve: 1958, 1959, 1960, 1961, 1963, 1964 dhe 1970.
Ata e bënë këtë vetëm në vitet kur një lojtar jo-evropian meritonte të fitonte çmimin. Nga ana tjetër, Diego Maradonës iu dha ky çmim dy herë, ndërsa Romario, Mario Kempes dhe Garrincha gjithashtu iu bashkuan Peles në listën e fituesve të nderit.
France Football madje shtypi një kopertinë reviste të Peles me shtatë trofetë e tij së bashku me titullin, “Pele 7 Ballon d’Ors”.
Pele konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të epokës së tij, pasi ka shënuar 77 gola për Brazilin në vetëm 92 ndeshje dhe ka fituar tre herë Kupën e Botës, në 1958, 1962 dhe 1970./Telegrafi/